08 Maj 2024

Tërmet në Shkup

Shkup, 8 shkurt - Tërmet me intensitet prej katër ballëve sipas shkallës evropiane makrosizmike është regjistruar sot në mëngjes në ora 8.04 minuta në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Shkupit me fuqinë 3 deri 4 shkallë sipas Rihterit. Intensiteti i termetit ka qene i dobët dhe pa pasoja.

Instituti Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko - Natyror në Shkup bëri të ditur se tërmeti është ndjerë rreth orës 08 me fuqinë prej 3 deri në 4 gradë, sipas Shkallës makroseizmike evropiane.

Sipas Institutit, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Shkup. Muajve të fundit në disa zona të vendit janë ndjerë tërmete me fuqi të vogla.

Në orët e mëngjesit të sotëm në Shkup dhe rrethinë është regjistruar një tërmet me intensitet të ulët, që nuk ka shkaktuar shqetësime.

Aktualisht vlerësohet një periudhë e aktivitetit sizmik në tërë rajonin. Këtë e konfirmojnë edhe një sërë tërmetesh që kanë goditur rajonin, në trekëndshin Shkup-Korçë-Elbasan.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, aparatet e Institutit sizmologjik në Shkup kanë regjistruar disa tërmete me intensitet të ulët që nuk tejkalojnë 3.5 ballë sipas MSC-64. Të tillë janë regjistruar rreth orës 5 të mëngjesit në rajonin ndërmjet Pogradecit dhe Korçës ndërsa në rajonin e Elbasanit janë regjistruar disa lëvizje të tokës poashtu me intensitet të ulët.

Nuk ka njoftime për dëme eventuale të shkaktuara dhe për situate të shqetësimeve apo të ndonjë panike të shkaktuar në popullatën e këtyre zonave të goditura nga këto tërmete të ulëta.

Megjithate, këto tërmete dëshmojnë për një aktivitet të theksuar sizmik në rajon. Për intensitetion dhe shkallën e shtrirjes dhe eventualiteteve nga këto tërmete, duhet shikuar veprimin amplifikativ dhe sipas  izoseisteve dhe pleistoseisteve, të vlerësohet se a  ka mundur të shkaktojë edhe dëme materiale në rajonin epiqëndror.

Tani për tani, nuk ka njoftime për dëme të shkaktuara materiale. Dihet mirfilli se ky rajon është rajon me rrezik sizmik, që dëshmojnë edhe pllakat tektonike dhe neotektonike, që tregon edhe harta sizmike. Megjithate tërmetet nuk mund të parashikohen

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)