Termet në Prizren
Prishtinë, 18 janar - Në rajonin e Prizrenit, mbrëmë në orën 20 e 36 minuta është regjistruar një termet me magnitudë 2,7 ballësh të shkallës së Richterit, njofton Enti Sizmologjik i Beogradit.
Intensiteti në epiqendër vlerësohet në tri deri katër shkallë të Merkelit, që nuk shkaktojnë dëme në objekte.
Institucionet përkatëse në Kosovë deri tash nuk kanë dhënë ndonjë njoftim të ketë ndodhur termet eventual ndokund në vendin tonë