Tërmet në lindje të Vushtrrisë
Prishtinë, 12 gusht - Një tërmet me manjitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, është regjistruar rreth 7 km në lindje të Vushtrrisë, ose 18 km në veriperëndim të Prishtinës.
Enti Sizmologjik i Kosovës i ministrisë së Energjisë dhe Minierave, njoftoi se vatra e tërmetit ishte në thellësi 10 km, dhe dridhja e tokës është ndier nga banorët e komunës së Vushtrisë dhe në disa komuna për rreth.