Tërmet në Iran, të paktën shtatë të vdekur
Teheran, 21 dhjetor - Një tërmet me fuqi 6,5 ballë të shkallës Riheter goditi mbrëmjen e djeshme jug-lindjen e Iranit, duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur dhe qindra të plagosur.
Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet vendase të cilat saktësojnë se të shumtë janë persona nën gërmadha.
Tërmeti shkatërroi tre fshatra afër Hyseinnabadit, në rajonin e Kërmanit, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit.
Në këtë zonë, mbrëmjen e djeshme u regjistruan plot 22 tronditje. Pritet që numri i viktimave të rritet nga moment në moment.