Tërmet me magnitudë 2.2 në Prishtinë
Prishtinë, 23 qershor - Një tërmet me magnitudë 2.2 e shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në Prishtinë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, tërmeti është ndjerë në një distancë prej 49 km në perëndim të Prishtinës dhe 8 km në juglindje të Istogut.
Mësohet gjithashtu se tërmeti ka pasur një thellësi prej 2 km dhe është regjistruar nga Qendra Sizmologjike në orën 22:38.