Tërmet i fuqishëm në veri të Shqipërisë, ndjehet edhe në Kosovë
Bajram Curr, 28 nëntor - Një tërmet prej 4,3 ballë është ndjerë në orët e hershme të ditës së sotme, saktësisht në orën 02:49 minuta në veri të Shqipërisë dhe disa pjesë të Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmik të Institutit të Gjeo Shkencave epiqendra e tërmetit ka qenë 11 km në veri të Bajram Currit, me magnitudë 4.3 i shkallës rihter, me thellësi 11 kilometra.
Deri tani nuk ka raportim për të lënduar apo dëme materiale.
Gjatë ditës së djeshme vendi ynë u godit edhe nga një tjetër tërmet më i lehtë, me magnitudë 3.9 i shkallës rihter, me epiqendër në Strum të Fierit.
Tërmeti ka qenë në thellësi diku prej 10 km,