Tërhiqet gjyqtari Kadri Kryeziu
Presidentja ka çuar disa pyetje në Gjykatë rreth asaj se kujt i takon ti jepet mandati për formimin e Qeverisë së re, dhe opinioni publik ka arsye të dyshojë se gjykata nuk do të jetë e paanshme, meqenëse Kryeziu ishte në tubim të kësaj partie.
Në këtë situatë, Kryeziu ka vendosur të tërhiqet nga seancat ku do të vendoset për këtë çështje.
Gjykata Kushtetuese është duke mbajtur seancat e këshillimeve për muajt qershor-korrik 2014. Me kërkesë të gjyqtarit Kadri Kryeziu, gjyqtari Kryeziu nuk do të marrë pjesë në këshillimet e këtyre seancave të Gjykatës derisa Gjykatës ti dorëzohet raporti përfundimtar i Komisionit të Gjyqtarëve, i formuar me vendim të Kryetarit të Gjykatës, dhe derisa Gjykata të bëjë të gjeturat dhe të vendoset lidhur me konkluzionet e nxjerra për pretendimet e ngritura ndaj gjyqtarit Kryeziu. Pritet që Komisioni i Gjyqtarëve të përfundojë raportin e tij dhe Gjykata të nxjerrë vendimin përfundimtar lidhur me pretendimet në të ardhmen e afërt, thuhet në një komunikatë të Gjykatës Kushtetuese.