Tentim vrasje në Prizren
Prizren, 2 korrik - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenti ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Ali Hadri” ka të shtëna me armë.
Në vendin e ngjarjes përpos njësiteve patrulluese kanë dalë edhe eprorë të policisë të Stacionit Policor në Prizren.
Sipas raporteve fillestare dyshohet se një mosmarrëveshje në mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armës nga i dyshuari me ç’ rast është plagosur një mashkull, viktimë e këtij rasti dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.
Hetuesit policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin e më pas kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari ndalët nën masën e arrestit.