Tentim vrasje në Prizren
Prishtinë, 24 tetor - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:30 ka pranua një informatë se ne rrugën Jusuf Gervalla ne Prizren ka te shtëna me arme.
Patrullat policore menjëherë kanë arrite në atë lokacion ku gjen Urgjencën duke iu dhënë ndihmën e parë dy personave të plagosur.
Pas kësaj Urgjenca të dy këta persona i ka dërguar në Emergjencën e Qytetit.Rasti në fjalë kishte ndodhë pas një zënke në kafiterinë “ Kalaja “ me viktimat H.D dhe R.S , ku i dyshimti P. K ka dal nga kafi teria e ka marrë armën ( revole ) në veturën e tij dhe është kthyer duke gjuajtur në drejtim të dy viktimave të lartshënuara.
Lidhur me këtë rast në vend ngjarje ka dal Njësiti Rajonal i Hetimeve të cilët merren me tutje me rast.
Rreth orës 20:00 ne shtëpinë e prindërve te tij ne rrugën “Emin Abazi”, ne Prizren është arrestuar i dyshuari dhe te njëjtit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit (Pistoleta me mbishkrimin “Cesko Zbrc Jovka” me nr. serik: 673368, me një karikator dhe dy plumba, te cilën dyshohet ta ketë përdor ne ketë rast.
Me vendim te prokurorit te shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 ore. Ne lidhje me rast janë duke u marr njësitet përkatës policore.