30 Prill 2024

Tentim vetëvrasjeje në aeroport

Prishtinë, 9 gusht - Tentativë vetëvrasjeje në aeroport Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari”, mbeti i bllokuar për 30 minuta mëngjesin e së premtes. Shkak për këtë bllokim u bë një tentativë për vetëvrasje.

Sipas njoftimeve të policisë, në vendin e dorëzimit të bagazhit, në orën 09:05, një qytetar i vuri thikën vetes në fyt, duke kërcënuar me vetëvrasje.

Pas negociatave me policinë dhe përdorimit të forcës u bë e mundur çarmatosja dhe arrestimi i personit në fjalë, njoftojnë burimet policore.

Por pak minuta pas arrestimit, të njëjtin veprim bëri edhe vëllai i tij, i cili, sipas zyrtarit për informim në Policinë e Kosovës, ishte edhe më agresiv.

Të dy vëllezërit, të lindur në vitet 1977 dhe 1975, pas vizitës mjekësore nga ekipi i mjekëve të aeroportit u dërguan në stacionin policor të Lipjanit

Prej andej u njoftua dhe prokurori i qarkut, i cili do të kryej një hetim. Ende nuk dihet shkaku i tentativës së tyre për vetëvrasje.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)