05 Maj 2024

Tentim atentati ndaj kreut të Komunës së Graçanicës

Prishtinë, 2 janar - Një përbërje eksplozive është larguar të hënën në mbrëmje në pjesën e pasme të veturës zyrtare “Shkoda Octavia”, të nënkryetarit të Graçanicës, Igor Aritonoviq, ndërsa pas intervenimit të shpejt të policisë, është evituar më e keqja.

Kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanoviq i ka thënë radio KIM se “diçka e dyshimtë” në veturë është lajmëruar nga punëtori i sigurimit të një lokali në Graçanicë, ku krerët e komunës së Graçanicës kishin organizuar pritjen e Vitit të Ri.

Vetura e Stojanoviqit ishte e parkuar pranë asaj të Aritonoviqit.

“Dy të rinj i kishin thënë punëtorit të sigurimi të lokalit se kanë vërejtur një mjet të dyshimtë në detyrën e zëvendësit tim. Kemi reaguar menjëherë dhe e kemi thirr policinë e cila me shpejtësi ka intervenuar dhe e ka hequr mjetet shpërthyes. Më pas ata i kanë kontrolluar të gjitha veturat tjerat në afërsi”, ka thënë Stojanoviq, transmeton ORAinfo.

Ai ka thënë se me muaj të tërë ndaj Komunës së Graçanisës po zhvillohet ‘persekutim i gjerë’.

“Ne do t’i ofrojmë policisë gjithçka që kemi rreth dyshimeve. Ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë tash. Nuk është mirë të ngiten tensione që do të shkojnë në dëm të situatës politike dhe nuk ia vlen që dikush ta paguaj me kokë vetëm pse merret me zgjidhjen e probleme praktike të qytetarëve”, ka thënë Stojanoviq.

Komandanti i stacionit të Policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq ka thënë se njësiti special i Policisë së Kosovës ka larguar një garantë dore nga vetura zyrtare e nënkryetarit të Komunës së Graçanicës.

Deri më tash nuk ka të dyshuar, ndërsa rasti është kualifikuar si rrezik i gjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)