08 Maj 2024

“Tentim atentati” i Ramë Marajt ndaj presidentit Rugova

Prishtinë, 16 prill - Në kuadër të intervistës për gazetën “Bota sot” Fadil Kajtazi i emëruar si shef i shërbimit të fshehtë në “Qeverinë Bukoshi” ka folur edhe për një detaj interesant që ndërlidhet me Ramë Marajn., një nga emrat më të përfolur të pasluftës në Kosovë.

Maraj i njohur si këshilltar i presidentit Ibrahim Rugova për siguri, përshkruhet krejt ndryshe nga Fadil Kajtazi.

Ai për herë të parë bën të njohur për lexuesit e “Botës sot” dhe për opinionin shqiptar një detaj të panjohur deri më tash.

Fjala është për një tentim të takimit të Ramë Marajt me presidentin Rugova në Tiranë në vitin 1995, takim ky të cilin presidenti Rugova e kishte refuzuar.

Por Maraj kishte tentuar të hynte në takim me forcë, për  çka ishte parandaluar nga policia shqiptare.

Fadil Kajtazi kështu e përshkruan këtë takim: “Ka qenë fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetori i vitit 1995, nëse nuk gaboj. Në banesën time erdhi I.B, i cili më tha se presidenti Rugova, në orën 20.00, po na pret dhe duhej të isha edhe unë. Vendosa të mos shkoj. Cimeri i im I.B. insistoi që të shkoja dhe kërkoi të di pse nuk po shkoja.\"

\"Me gjithë dëshirën për t’u takuar me Presidentin, hezitimin për të mos shkuar në takim e bazoja në rrethanat për të cilat vlerësoja se janë të tilla që unë, dhe të tjerët si unë, nuk i hynim në punë Rugovës, përkundrazi e do të pengonim.\"

\"Pas insistimit të I.B. mblodha vetën dhe shkova, te vila e Enver Hoxhës që ishte shndërruar në rezidencë qeveritare e ku zakonisht, kur në Tiranë qëndronte presidenti Rugova, vendosej aty. Kur mbërrita aty pashë se ishin grumbulluar rreth 30 persona dhe prisnin në një lokal para rezidencës. Në bisedë e sipër me Ramën kuptova se Presidenti nuk na e kishte ftuar në takim, por ky kishte insistuar. Pas një pritjeje prej afro dy orë kuptuam se Presidenti nuk do të na priste dhe unë u ngrita të shkoja në banesë, pas meje u ngrit edhe një grup, kurse Rama insistone që të hyhet me forcë te presidenti, çka unë e kundërshtova. Dhe nga aty u acaruam. Pas dy tri ditësh kam kuptuar se me pjesën e mbetur të njerëzve Rama ka tentuar të hyjë me forcë te Presidenti, të cilën gjë Policia Shqiptare e kishte penguar, dhe di që pas një jave gazeta “Politika” e Beogradit ka publikuar një lajmë se “në Tiranë ka pasur tentim atentati në Rugovën”, thotë në intervistën për “Bota sot” Fadil Kajtazi

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)