11 Maj 2024

Tensionohet protesta, arrestohen aktivistë të Vetëvendosjes

Prishtinë, 14 janar - Pas bllokimit të rrugës nga aktivistët e Vetëvendosjes, Policia e Republikës së Kosovës ka thirrur për lirimin e rrugës gjë që edhe ka bërë që të tensionohet situata mes protestuesve dhe policisë.

Miëpo me pas aktivistë të Vetëvendosje kanë qëlluar me gurë oficerët e policisë ndërsa këta të fundit kanë hedhur gaz lotsellës dhe ujë në drejtim të turmës.

Protesta e lëvizjes Vetëvendosjes është penguar rreth 5 kilometra larg pikes kufitare të Mërdares ku policia nuk ka lejuar aktivisteve drejtë kësaj pike.

Nderka Vetëvendosje ka bërë të ditur sePolicia e Kosovës ka filuuar ndërhyrjen me gaz lotsjellës, rrahje dhe arrestime në Besianë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë sipas Vetëvendosjes aktivistët dhe qytetarët kanë qenë të ulur në tokë.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestua, deputeti Afrim Hoti, Taulant Kurti, deputetja Albana Gashi, Blerim Sallahu, Hysen Durmishi, Salih Zyba, Gani Krasniqi, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Manqastena, Durim Jasharaj, Skender Merturi dhe disa aktivistë të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk i kemi.

Te Dheu i Bardhë arrestohet deputeti Glauk Konjufca, deputeti Liburn Aliu, deputeti Visar Ymeri, Ismajl Kurteshi, Boiken Abazi, Aida Dërguti, Alban Krasniqi, Kushtrim Morina, Premton Ibërdemaj.

Fillimisht Vetëvendosja kishte informuar se është arrestuar edhe Albin Kurti, por me vonë nga kjo lëvizje u konfirmua që Albin Kurti nuk është arrestuar, por është dërguar në një autoambulancë për mjekim dhe pastaj i është bashkuar protestuesve.

Gani Krasniqi, Blerim Maqestena, Salih ZYba, Hysen Durmishi, Naser Shatri dhe 13 të tjerë, sipas kësaj lëvizje kanë nevojë për mjekim nga sprej. Këta janë në stacionin policor në Besianë.

Nderkohë ata kanë njoftuar se Hysen Kaqiku (1958) dhe Besfort Morina (1988) janë lënduar. Ata gjenden në QKUK.

Nderkaq në një komunikatë për media Policia e Kosovës (PK) ka bërë të ditur është duke i ndërmarrë te gjitha veprimet konform Kushtetutës se Republikës se Kosovës dhe autorizimeve policore për te siguruar rendin dhe qetësin publike si dhe lëvizjen e lirë te qytetareve dhe mallrave ne dy vendkalimet kufitare dhe ne gjithë territorin e Republikës se Kosovës.

"Pas bllokimit te rrugës nga ana e protestuesve ne hyrje te Podujevës, rreth orës 14:12 min Policia e Kosovës ka urdhëruar protestuesit qe brenda pesëmbëdhjete minutave ta lirojnë rrugën  për qarkullim te lire te qytetareve dhe mallrave, duke iu sqaruar se bllokimi i rrugëve dhe pengimi i lirisë se lëvizjes është veprim i kundërligjshëm i cili nuk do te tolerohet nga Policia", thuhet në njoftimin e policisë.

Pasi qe urdhri i Policisë për zhbllokim te rrugës nuk është zbatuar nga ana e protestuesve, Policia është detyruar qe te ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e rrugës dhe sigurinë e lëvizjes se lire.

Gjate intervenimit Policia  ka hasur ne rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policin me mjete te ndryshme te forta si gur dhe gjësende tjera te metalta ku si pasoje e kësaj deri me tani janë dhjete policë kanë pësuar lëndime trupore, te cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore.

Si pasoje e rezistencës nga ana e protestuesve Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës,  me qellim te vënies se situatës nen kontrolle dhe sigurisë se lëvizjes se lire.

Gjate intervenimit policore janë ndaluar deri ne këto momente janë tetëmbëdhjete persona te cilët janë shoqëruar ne stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)