02 Maj 2024

Tensione për shkak të shpërthimeve në veri

Mitrovicë, 4 shkurt - Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të incidenteve të shpeshta që janë duke ndodhura atje.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se strukturat e sigurisë duhet të marrin masa dhe të izolojnë grupet dhe strukturat ilegale serbe që janë duke vazhduar të krijojnë incidente.

“Shpërthimet e vazhdueshme në veri janë duke e mbajtur situatën të nderë”.

Ai përshëndeti veprimin e KFOR-it për largimin e barrikadës në afërsi të Rudares.

“Barrikadat në rrugë nuk duhen lejuar në asnjë mënyrë, meqë ato vështirësojnë së tepërmi jetën e qytetarëve dhe lëvizjen e lirë”.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, përmendi shpërthimet që kanë ndodhur të dielën mbrëma në veri, përkatësisht në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve” dhe në Leposaviq.

“Për fat nuk ka pasur të lënduar, por kanë shqetësuar banorët tejmase”.

Në takim ai shtroi edhe problemin e alarmit që po keqpërdoret nga strukturat ilegale serbe.

“Është një gjë shumë e papranueshme që strukturat kriminale të përdorin alarmin për qëllime të tyre. Kjo është duke i shqetësuar dhe irrituar qytetarët”.

Duke folur për barrikadat, Bala tha se pas largimit të asaj që ka qenë në afërsi të Rudares, grupet serbe prapë kanë vendosur disa barriera që kanë vështirësuar qarkullimin aty.

“Problemi më i madh është më banorët e fshatrave shqiptare të Leposaviqit, të cilët lëvizin në atë drejtim”.

Ai kërkoi më tepër angazhim dhe vendosmëri nga strukturat e sigurisë, të cilët duhet të parandalojnë dhe arrestojnë personat që janë duke vazhduar të sfidojnë hapur rendin dhe ligjin në veri.              
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)