Tension në veri, serbët bllokojnë mjetet e EULEX-it dhe policisë
Mitrovicë, 11 mars - Serbët e veriut të Kosovës kanë ndaluar sot në mëngjes në Rudare automjetet e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, të cilat ishin nisur drejt vendkalimit kufitar në Jarinjë, njoftojnë mediat nga Beogradi.
Sipas tyre, pas një ndalese të shkurtër, kolona e automjeteve është kthyer në pjesën jugore të Mitrovicës.
Serbët nga kjo pjesë problematike e Kosovës po qëndrojnë në këtë rrugë magjistrale që të çon në Jarinje, pasi kundërshtojnë vendosjen e kufirit me Serbinë.
Ata gjithashtu nuk pranojnë të paguajnë doganën në shtetin e Kosovës të cilin nuk e njohin.