22 Dhjetor 2024

Tenderi për pasaportat biometrike me 21 qershor

Prishtinë, 18 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë tashmë ka vendosur që më 21 qershor të shpallë tenderin për pasaportat biometrike, si një nga kushtet për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Ky hap do të ndërmerret edhe pse KE iu ka rekomanduar instititucioneve kosovare që mos të nxitojnë për shkak të mangësive të mëdha që shoqërohet sistemi i regjistrit civil.

KE konsideron se lëshimi i pasaportave biometrike në këtë fazë nuk do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes aktuale të regjistrit civil, por përkundrazi do të vështirësonte edhe më shumë këtë proces.

Por zyrtarë nga MPB konfirmojnë se ky dikaster tashmë e ka ndarë mendjen për shpalljen e tenderit për pasaportat biometrike, pasi sipas tyre janë bërë të gjitha përgatitjet për tenderim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)