26 Dhjetor 2024

Tender për ndryshim të kufijve, Dhurata Hoxha rrezikon të dënohet deri në 10 vite burgim

Prishtinë, 9 korrik - Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha, në vitin 2019 kishte nënshkruar një kontratë për lobim me kompaninë nga Parisi e cila në fund kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi.

Dy vite më vonë për këtë kontratë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër zyrtarëve të lartë të kësaj Ministrie.

Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja Dhurata Hoxha, sekretari Kushtrim Cukaj dhe tre zyrtarë të tjerë F.M., D.Sh dhe N.O.Të gjithë këta zyrtarë rrezikojnë të dënohet deri në 10 vite burgim pasi dëmi të cilin akuzohen se kanë shkaktuar e tejkalon shumën e 5 mijë euro e që paraqitet si rrethanë cilësuese e cila ndikon në kualifikim më të rëndë të keqpërdorimit.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit pasi vitin e kaluar kallxo.com kishte shfaqur hulumtimin se si paratë e taksapaguesve ishin përdorur për të lobuar për ndryshim të kufijve.Hulumtimi kishte zbardhur se në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i pagoi 168,000.00 euro një kompanie me seli në Paris që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. Asokohe, kjo ministri drejtohet nga Dhurata Hoxha e PDK-së.

 

/meKryeministrin.info/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)