28 Prill 2024

Televizioni serb prezanton një dëshmitar për tafikimin e organeve

Beograd, 11 shtator - Televizioni serb ka publikuar një video në të cilën duket një person i cili deklaron se në Kosovë janë transplantuar organe.

Në këtë intervistë dëshmitari tregoi se si ishin organizuar operacionet e trajnimit në spitale të improvizuara e deri te transportimi i trupave në Aeroportin e Tiranës. Sipas tij ai është trajnuar për transplantim të organeve.

Prokurori Vladimir Vekariç tha se në veri të Shqipërisë përveç trajnimit të ushtarëve është bërë edhe trajnimi për transplantin e organeve.

Ai tha se prokuroria serbe beson në deklaratat e këtij dëshmitari të mbrojtur sepse sipas tyre ai ishte pjesmarrës direkt në ngjarje dhe se kanë vendosur të publikojnë këtë dëshmi sepse janë frikësuar se do të mbulohet rasti.

Vekariç shpjegoi se dëshmitari flet për \"Shtëpinë e Verdhë\", e cila është e njohur për publikun.
 
Prokurori serb për krime lufte, Vukçeviç tha se hetuesi kryesor i ekipit të BE-së që merret me çështjen e “tregtimit të organeve në Kosovë”, John Ëilliamson është njoftuar me pohimet e këtij “dëshmitari”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)