16 Janar 2025

Të zhvendosurit me lehtë do të pajisen me dokumente personale

Prishtinë, 2 mars - Në Prishtinë është mbajtur takimi i grupit punues lidhur me vazhdimin e procesit të Shkupit. Në takim mori pjesë edhe ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic.

Jevtic me këtë rast tha se: Edhe pse ky proces ka filluar dy vjet më parë, rezultate të caktuara janë arritur, por, pritjet ishin më të larta.

Ai njoftoi të pranishmit se Qeveria e Kosovës në seancën e djeshme ka miratuar Rregulloren e cila do të lehtësojë marrjen e dokumenteve personale në Kosovë.

\"Kjo rregullore më së shumti do t’i ndihmojë personat e zhvendosur për të marrë dokumente personale, rekomandimi që doli nga procesi i Shkupit. Ky lajmi me siguri na gëzojë\".

Ministri tha se, edhe në qoftë se procesi i Shkupit është i ngadalshëm ai duhet të vazhdojë.

\"Kjo nuk do të thotë se, në çoftë se ne nuk i kemi plotësuar disa nga pritjet tona nga ky proces, ne kemi nevojë të heqin dorë, por që në të ardhmen ato t’i kompenzojmë dhe t’i zbatojmë në mënyrë kualitative.\"

\"Pas më shumë se tetëmbëdhjetë viteve, nuk kemi arritur që çështjen e kthimit ta zgjidhim në një kuptim të qëndrueshëm dhe ta përmbyllim këtë çështje në mënyrë kualitative.\"

\"Një informacion i tillë na jep një detyrim që përmes këtij procesi që ne kemi nisur bashkërisht, të punojmë më mirë dhe më fortë në atë që është qëllimi ynë përfundimtar\", tha Jevtic në fjalën e tij të hapjes.

Ministri tha se zbatimin i asaj që është dakorduar, është diçka çfarë i mungon të gjithë këtij procesi.

\"Një nga mungesat që dalin nga procesi i Shkupit është zbatimi i asaj që ne kemi rekomanduar dhe asaj që është miratuar nga ana e institucioneve në Kosovë. Këtu dua të theksoj diçka që veçanërisht ndikon në procesin e një kthimi është çështja e pronës së uzurpuar.\"

\"Ne do të vazhdojë të këmbëngulim së bashku për të zgjidhur këtë çështje mënyrën që kemi rekomanduar, dhe kjo është që përmes një paneli të posaçëm të gjyqësorit të zgjidhet çështja e pronës së uzurpuar në një mënyrë më të shpejtë dhe më të mirë, për shkak se prona e zënë është diçka që qëndron si një nga pengesat më të mëdha në rrugën e kthimit të personave të zhvendosur. Zgjidhja e kësaj çështjeje është e rëndësishme për të ardhmen e të gjithë atyre që jetojnë në këtë rajon\".

Jevtic ka theksuar edhe çështje dhe probleme të tjera që duhet të zgjidhen që janë të një rëndësie të madhe. Ministria e drejtuar nga ai nuk i ndanë të zhvendosurit sipas përkatësisë etnike dhe se në mënyrë të barabartë dëshiron ti ndihmojë të gjithë.

\"Ne kemi një përparim të vërtetë në kthimin e romëve nga Maqedonia dhe Mali i Zi, dhe me këtë trend pozitiv do të vazhdojmë edhe këtë vit. Ministria për Komunitete dhe Kthim është më shumë se e përkushtuar së bashku me partnerët e saj si: OSBE-në, UNHCR-in, Zyrën e BE-së në Kosovë, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, të punojnë për të zgjidhur këtë çështje\", tha ministri Jevtic.

Ai shtoi se në të ardhmen duhet të kushtohet më shumë vëmendje për kthimin e personave të zhvendosur në zonat ku deri më tani nuk ka pasur sukses.

\"Edhe sot unë do të përmend Mushitishtën si përpjekje disa vite me radhë që të zgjidhim çështjen e kthimit, por deri më sot nuk kemi pasur rezultatet që kemi pritur\".

Ministri tha se pret që si anëtar i Qeverisë së Kosovës qasja për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull të jetë shumë më efikas. Pret që ajo që është miratuar nga institucionet të zbatohet.

\"Unë pres që çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut të zgjidhen në mënyrë kualitative, tha ministrin Jevtic.

Ai ka ftuar miqtë e tij, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të akumuluara dhe për zbatimin e sundimit të ligjit, me qëllim të përmirësimit të shoqërisë në çdo kuptim të fjalës që Kosova të jetë një vend më i mirë për të jetuar për të gjithë në mënyrë të barabartë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)