Të shtunën rivarrosën 42 veteranë të Kaçanikut
Kaçanik, 28 maj - Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), ka vendosur që të gjithë veteranët e UÇK-së, të cilët kanë ndërruar jetë pas lufte, të rivarrosen në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kaçanik.
Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të 42 veteranëve të ndjerë, në Komunën e Kaçanikut do të bëhet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të shtunën më 30.05.2015, duke filluar nga ora 15:00, është thënë në njoftimin e OVLUÇK-së, Dega në Kaçanik.