Të shtunën protestë, "Jabllanoviq jashtë! Trepça është e jona"
Prishtinë, 20 janar - Sot, shoqata Thirrjet e Nënave dhe Lëvizja Vetëvendosje! mbajtën konferencë për media ku u bënë thirrje qytetarëve që të shtunën, më 24 janar, në ora 14:00, të bashkohen në marshin protestues që do të mbahet në Prishtinë për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq dhe në mbrojtje të mbrojtje të pasurisë kombëtare, kompleksit Trepça.
Nysrete Kumnova nga shoqata Thirrjet e Nënave tha se kjo protestë gjithëpopullore po bëhet për të shprehur indinjatën kundrejt ministrit Aleksandër Jabllanoviq.
Përmes kësaj proteste do të kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Jabllanoviqit. I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjithë ata që ndihen të ofenduar nga deklaratat e Jablloniviqit që të marrin pjesë sa më masivisht në këtë protestë, bëri thirrje Kumnova
Përgjegjësia bie mbi institucionet e Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa, zëvendësi i tij, Hashim Thaçi dhe Presidentja e Kosovës vazhdojnë të heshtin përball kërkesave të protestuesve. Shkarkimi i Jabllanoviqit duhet të ndodhë menjëherë.
Koordinatori i Qendrës së Vetëvendosje!-s në Gjakovë, Driton Çaushi, tha se kërkesat tona mbeten të njëjta, ashtu siç janë përsëritur në Gjakovë dhe në protestat nëpër qytetet e tjera që kishin të njëjtin qëllim.
Ne kemi dëgjuar dje se është kërkuar falje, ose është pretenduar për një gjë të tillë, por që nga momenti kur Jabllanoviq nuk i njeh masakrat gjatë luftës së Kosovës, çdo qëndrim apo prononcim i tij është i parëndësishëm, tha Çaushi.
Kjo protestë është çështje jetike, çështje e mbijetesës dhe e shpëtimit të Republikës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, u bëri thirrje organizatave joqeveritare, partive politike dhe anëtarësive të tyre, pra të gjithë qytetarëve pa dallim, që të bashkohen në këtë marsh protestues deri në realizimin e kërkesave të përbashkëta.
Nuk mund ta ndërtojmë shtetin, nuk mund ta zhvillojmë Republikën, përderisa Qeveria e Kosovës mbetet peng e këtyre njerëzve që me direktiva nga Beogradi shtiren sikur nuk e dinë që ka pasur krime dhe masakra në Kosovë.
\"Në të njëjtën kohë, sulmin mbi historinë tone, të cilën jo vetëm që e mbajmë në mend por edhe e kemi jetuar në luftën e fundit, e vazhdojnë edhe me sulme mbi ekonominë tonë, me çrast duan ta copëtojnë edhe Trepçën dhe tia nënshtrojnë atë pushteteve komunale në veri të Ibrit.\"
\"Historia jonë dhe ekonomia jonë nuk janë çështje për të cilat mund të vendosë Beogradi. Andaj, ky marsh protestues sigurisht që do të mbledhë shumë qytetarë që ta shprehin publikisht e zëshëm një gjë të tillë, theksoi Kurti.
Le të bëhemi bashkë në protestë! Trepça është e jona, dhe Jabllanoviqi duhet të shkarkohet!