Të shtënat shqetësojnë qytetarët në veri
Mitrovicë, 7 maj - Të shtënat me armë zjarri kanë shqetësuar qytetarët e veriut në Mitrovicë gjatë natës së kaluar.
Për këtë zyrtarët komunalë kërkuan të martën në takimin e Komitetit lokal të sigurisë, që strukturat e rendit të marrin masa dhe të parandalojnë këto probleme.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se gjatë javës së fundit ka pasur një situatë të paqëndrueshme.
Në veri po vazhdojnë incidentet që po i shqetësojnë qytetarët.
Bala tha se duke pasur parasysh kohën kur pritet të nis implementimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel, disa grupeve në veri nuk po ju konvenon kjo andaj po krijojnë incidente.
Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshme për ta përcjellur situatën meqë disa grupe po tentojnë të eskalojnë situatën e sigurisë.
Në anën tjetër, nënkryetari i komunës, Riza Haziri, u fokusua në problemet e qytetarëve sa i përket lëvizjes së lirë.
Ai përsëriti kërkesën drejtuar strukturave të rendit që ti largojnë barrikadat, sidomos atë në urën e Ibrit që ka vështirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë atje.