Të shtëna me armë në fshatin Dobrosin
Bujanovc, 17 maj - Sipas policisë serbe, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shtënë me refale automatiku mbi punktin policor në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit.
Sulmi mbi policinë, respektivisht punktin policor, në orën 3:00, ishte akt terrorist, ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkoviq, duke shtuar se në këto momente nuk është në gjendje të komunikojë të dhënë të tjera për këtë sulm, raportojnë mediet serbe.