25 Dhjetor 2024

Të shtëna armësh në Jarinje, plagosen katër ushtarë të KFOR-it

Prishtinë, 27 shtator - Pas aksionit të ri të KFOR-it për heqjen e barrikadave në vendkalimin kufitar në Jarinjë,  situata është tensionuar gjatë paradites ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh dhe janë plagusur  katër ushtarë të KFOR-it.

"Katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, njëri prej tyre rëndë", ka konfirmuar zëdhënësi i forcave paqerujatëse në Kosovë, Kai Gudenoge.

“Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, tre të tjerë më lehtë. Ai që është plagosur rëndë do të evakuohet”, ka thënë Gudenoge.

Ai ka konfirmuar gjithashtu për një person të lënduar në mesin e protestuesve, gjatë vetëmbrojtjes që forcat paqeruajtëse kanë ndërmarrë.

Raportohet se serbet në veri kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të KFOR-it, ndërkohë që nga ana tjetër edhe njësitë e KFOR-it ka përdorur plumba gome në drejtim të serbëve për t′i shpërndarë.

Zëdhënësi Gudenoge ka konfirmuar se në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë, rreth orës 13:10 minuta, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë Gudenoge.

Trupat e KFOR-it edhe me heret kanë përdorur gazin lotësjellës për të shpërndarë një grup serbësh që kundërshtonin mbylljen e rrugës alternative Kosovë-Serbi si dhe heqjen e barrikadave në afërsi të Jarinjes.

Serbët kanë hedhur gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it të cilët më pas kanë përdorur gazin lotsjellës për të mbajtur nën kontroll situatën.

Njoftimet nga veriu bëjnë të ditur se situata vazhdon të mbetet e tensionuar ndërsa qindra serbë po qëndrojnë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it që kanë arritur të heqin pjesërisht barrikadat në afërsi të portës 1 si dhe të mbyllin një rrugë alternative që lidh Kosovën me Serbinë.

Zëdhënësi i KFOR-it, ka thënë se trupat paqëruajtëse do të vazhdojnë operacionin për mënjanimin e barrikadave nëse vlerësohet e nevojshme.

Në kuadër të zhvillimeve më të fundit, edhe misioni i EULEX-it ka kërkuar që rrugët të lirohen për qarkullim. Zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adamek, ka konfirmuar se gjatë aksionit të së martës mëngjes janë ndaluar 5 persona, të cilët i janë dorëzuar policisë së EULEX-it dhe pas marrjes në pyetje janë liruar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)