Të përkushtuar në forcimin e AAPSK-së
Prishtinë, 3 shtator - Me qëllim të angazhimit dhe shpërndarjes së informacionit ndërmjet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar (AAPSK) dhe palëve tjera të interesit, sot u organizua një takim i përbashkët me çrast u diskutua rezultati i analizave të fundit të ligjeve të kësaj agjencie e bërë nga ekspertët e BE-së, duke mbështetur Agjencinë dhe sekuestrimin në Kosovë.
Zëvendësministri Daut Xhemajli, ofroi mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe tha se mirëpresin rekomandimet dhe do të marrin në konsideratë çdo propozim për ndryshim të infrastrukturës ligjore e cila ka të bëjë më AAPSK-në.
Presim nga organet kompetente vërejtjet, sugjerimet që ti propozohen Ministrisë së Drejtësisë për përmirësim të legjislacionit konkret. Njëherësh inkurajojmë këtë bashkëpunim të mirë që ka Agjencia me prokurorit dhe gjykatat, tha Xhemajli.
Kryeshefi i AAPSK-së, Rrahim Rama tha se kjo analizë ligjore është shumë e mirë dhe se do të ndihmojë shumë në punën e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar.
Ne vazhdimisht bashkëpunojmë me Zyrën ligjore ku jemi duke i shqyrtuar secilin ligj, pastaj do të dalim me një vendim për implementimin e tyre. Me këtë analizë i janë hap shumë dyer Agjencisë, sepse përmes kësaj analize të cilën e kanë bërë ekspertët e BE-së, ne tani jemi në një pozicion më të favorshëm se më parë, tha Rama.
Në këtë takim kanë marrë pjesë gjykatës, prokuror, përfaqësues të policisë e doganave të Kosovës, përfaqësues të EULEX-it, Ambasadës Amerikane, të cilët kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me analizën ligjore të ligjeve të kësaj agjencie e bërë nga ekspertët e BE-së.