15 Janar 2025

Të nominuarit i plotësojnë kushtet për Kushtetuese

Prishtinë, 23 prill - Në takimin e sotëm të Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është bërë vlerësimi i përmbushjes së kushteve të parapara me ligj dhe Kushtetutë, i kandidatëve të nominuar për Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni konstatoi se 15 të nominuarit: Emrush Kastrati, Rafet Haxhaj, Makifete Saliuka, Emine Mustafa, Hashim Çollaku, Ramadan Gashi, Veton Vula, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Musa Dragusha, Imer Berisha, Hava Ismaili, Gresa Cakaj – Nimani, Zef Prenrecaj dhe Remzije Istrefi – Peci, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me 8 maj 2015, ndërsa intervistimi i tyre me gojë do të bëhet më 13 maj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)