03 Maj 2024

Të intensifikohet bashkëpunimi me policinë

Mitrovicë, 30 janar - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti të enjten në takim komandantin rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçin, me të cilin bisedoi për gjendjen e sigurisë. U vlerësua jetike intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe policisë në të mirë të rritjes së sigurisë publike.

Kryetari Bahtiri përmendi si problem jetik mungesën e lirisë së lëvizjes në veri të qytetit. Tha se shumë banorë shqiptarë që kanë pronat në veri nuk kanë qasje për shkak të mungesës së lirisë së lëvizjes. Gjithashtu ceku edhe problemet me kontrabandë dhe sfida tjera për sundimin e ligjit.

Kryetari Bahtiri, shtroi edhe nevojën e koordinimit me policinë për rritjen e sigurisë në shkolla. Ai u zotua se komuna do t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet në mënyrë që të parandalohen incidentet në shkolla.

Në anën tjetër, komandanti rajonal i policisë, Nehat Thaçi,  shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me komunën. “Koordinimi me komunën dhe bashkëpunimi me qytetarët është forma më e mirë për rritjen e sigurisë”, tha ai.       
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)