Të hënën do të fillojë lëshimi i letërnjoftimeve biometrikë
Prishtinë, 6 dhjetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), të hënën, do të mbahet ceremonia e lëshimit të letërnjoftimeve të para biometrike.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, dr. Peter Blomeyer dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Ceremonia e ndarjes së letërnjoftimeve të parë biometrikë do të mbahet në sallën P-02.