Të gjithë të përgjuar
Prishtinë, 24 mars - Të gjitha bisedat, komunikimet elektronike të kosovarëve do të mundë të përgjohen nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) edhe pa urdhrin paraprak të Gjykatës.
Kjo gjë po mundësohet me Projektligjin për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, i cili është hartuar nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve të institucioneve ndërkombëtare.
Sipas këtij projektligji, një kopje të të cilit e posedon edhe gazeta Zëri, Qeveria e Kosovës planifikon që AKI-ja të jetë njëri nga institucionet e autorizuara, i cili përveç që mund të kërkojë nga operatorët e rrjetit të ketë qasje në të gjitha komunikimet elektronike të transmetuara pandërprerë, asaj i mundësohet edhe të ketë një qendër lidhëse brenda operatorit operues, që nënkupton mundësinë e përgjimit të kujtdo, pa dijen e operatorit.
/Zëri/