Të enjten pritet vendimi për skandalin e pasaportave
Prishtinë, 14 dhjetor - Gjithçka nisi më 5 nëntor 2010 kur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës publikoi një njoftim për kontratë në lidhje me furnizimin me pasaporta elektronike.
Tenderi kryesor u hap në shkurt të 2011 dhe në maj të të njëjtit vit OeSD-ja u njoftua se kishte fituar tenderin.
Tenderi për prodhimin e pasaportave biometrikë të kosovarëve, me vlerë prej 14 milionë e 127 mijë e 3.24 euro u nënshkrua në datën 17 qershor 2011.
Në fillim dukej si një nga qindra tenderët tjerë që i japin institucionet e vendit për kompanitë e vendit dhe të huaja, por shumë shpejt u kthye në skandal që krijoi një lëmsh në qeveri e gjykatë.
Ishte paraparë të ishte njëri ndër hapat kryesorë që do të plotësonte kërkesën e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, por doli të jetë një nga skandalet më të mëdha dhe më të përfolura në Kosovën e pasluftës.
Ndonëse, një projekt i rëndësishëm për Kosovën, vëmendjen më të madhe mediatike e përfitoi tek pas arrestimit të shtetases gjermane, Natali Velija, shkruan kallxo.com