Të dyshuarve për terrorizëm u caktohet 1 muaj paraburgim
Prishtinë, 13 korrik - Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh Besnik Latifit, Enis Latifit, Milazim Haxhisë, Gazmend Halitit dhe Fehmi Musës.
Të pesë të apostrofuarit janë të dyshuar për terrorizëm dhe janë arrestuar të shtunën e kaluar afër liqeni te Badovcit.
Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve është caktuar \"për arsye se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale \'Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës\'.