14 Maj 2024

Të dyshuarve për terrorizëm, 1 muaj paraburgim

Prishtinë, 14 gusht - Gjykata Themelore e Kosovës ka vendosur masën e paraburgimit me 30 ditë për 40 të arrestuarit që dyshohen se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al-Nusra, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjyqtari Vehbi Kashtanjeva ka vendosur sot masën e paraburgimit për një muaj për të gjithë të arrestuarit nën dyshimin për terrorizëm.

Kjo masë është marrë përkundrejt të gjithë të të dyshuarve për terrorizëm, derisa të mund të gjenden prova të mëtejsme për ta.

Pasi të kenë vuajtur një muaj paraburgimin, të dyshuarit, pritet të përballen në gjykatë, edhe për dhënien e vendimit përfundimtar.

Nderkaq Avokati Besnik Berisha, ka thënë se gjykata nuk ka arritur të ketë fakte se këta persona janë marrë me veprime që i vihen barrë.

“Sa i përket ligjshmërisë së vendimit, një vendim i tillë është i ligjshëm por nuk përmban arsye të mjaftueshme ligjore, në veçanti nuk përmban arsye specifike, individuale dhe konkrete për secilin të pandehur. Sigurisht që në fazat e mëvonshme, ky aktvendim mund të prishet nga Gjykata e Apelit dhe çështja të kthehet në rivendosje”, ka thënë Berisha.

Ai ka paralajmëruar se do të ofrojë ankesë brenda afatit dhe pret që ky vendim të ndryshohet në favor të klientit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)