Të dyshuarit për vrasjen e Rasim Gashit, ekstradohen në Kosovë
Prishtinë, 20 gusht - Shaqir Kuçi dhe Alfred Zylfaj, janë arrestuar nga policia malaziase si të dyshuar për vrasjen e Rasim Gashit në Vragoli të Fushë-Kosovës.
Dy të dyshuarit, i janë dorëzuar policisë së Kosovës, në pikën kufitare në Kullë.
Shaqir Kuqi dhe Alfred Zylfajt nga Suhareka janë kapur në Ulqin në bashkëpunim me policinë e Malit te Zi e cila ua dorëzoi të dyshyarit, policisë së Kosovës në pikën kufitare në Kullë.
Bashkëpunimi mes policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi nuk ka munguar, madje është për tu përshëndetur ky aksion i përbashkët deklaroi Veton Elshani.
Përcjellja e tyre u organizua nga njësiti special i policisë deri në qendrën e ndalimit dhe ndaj të dyshuarve për këtë vrasje prokuroria pritet ta paraqesë akuzën për vrasje.