14 Janar 2025

Të dyshuarit për pjesëmarrje në grupe terroriste mbeten në paraburgim

Prishtinë, 6 janar - Gjykata e  Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar  ankesën e  mbrojtjes së të pandehurit F.Ll., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 2 janar 2015.

F. Ll dyshohet se ka kryer veprën penale ”organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda  i kësaj gjykate, vlerëson se me qenë se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij, ngase ekzistojnë rrethana të cilat më të drejtë justifikojnë frikën se ai do të mund të ik apo të arratiset, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Andaj, mu për këto dhe të tjera arsye, caktimi i paraburgimit është i nevojshëm komform nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)