15 Janar 2025

Të dyshuarit për grabitje, 30 ditë paraburgim

Prishtinë, 12 mars - Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, të dyshuarit S. M., (1996), shtetas i Kosovës nga Komuna e Zveqanit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “grabitje”, nga neni 329, paragrafi 3., lidhur me paragrafin 1., e lidhur me nenin 31 të PPRK-së, dhe “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”, nga neni 275, paragrafin 1., të KPRK-së.  

Në kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në bashkëkryerje me D.K., i cili ende nuk është kapur nga Policia, ka kryer veprën penale në atë mënyrë që i maskuar e me mjete të rrezikshme (kaçavida), dhe duke përdorur forcën afër një marketi në Zveqan, kanë sulmuar viktimën B.S., ku në mënyrë të kundërligjshme kanë përvetësuar shumën prej 84 mijë dinarëve dhe 320 euro. Me këtë rast, viktima ka pësuar edhe lëndime trupore.

Poashtu sipas kërkesës së prokurorit, thuhet se pas aksioneve të ndërmarra nga Policia e Kosovës për kapjen e të dyshuarve, të pandehurit S.M., i janë gjetur edhe një sasi prej 2 deri 4 gramë substanca narkotike të llojit Marihuan. Gjatë seancës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri ka pranuar se ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohet.

Kjo masë e paraburgimit të pandehurit ju shqiptua në bazë të nenit 187, paragrafi 1., nënparagrafi 1.1., e 1.2., pika 1.2.1., 1.2.2., dhe 1.2.3., të KPPK-së, dhe e njëjta masë do të zgjasë deri me datën 11.03.2015. Kundër këtij Aktvendim është e lejuar ankesa në Gjykatën e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)