Të dyshuarit për dhunim, 30 ditë paraburgim
Mitrovicë, 21 janar - Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht një gjyqtarë i Procedurës Paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në seancën e zhvilluar të mërkurën e me propozim të Prokurorisë së Shtetit, morri vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve për A. H (1968), Shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Dragashit, me përkatësi Gorane, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale dhunim nga neni 230 par.4 pika 4.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Sipas kërkesës së Prokurorisë të Shtetit për caktimin e paraburgimit, thuhet se i pandehuri A, H, me datë 18.01.2015, rreth orës 15.20 në Mitrovicën e veriut, pasi i kishte telefonuar të dëmtuarës E.H, dhe kishte kuptuar se ajo gjendej e vetme në banesën ku jetonte, kishte shkuar aty dhe pasi e dëmtuara e kishte hapur derën, i pandehuri fillimisht e kishte rrethuar me duar të dëmtuarën, pastaj e kishte kapur për flokësh duke i thënë se dëshiron të jetë e tij, dhe përmes forcës kishte tentuar të kryente aktin seksual.
Me këtë rast, pas disa reagimeve rezistuese e dëmtuar kishte filluar të bërtasë dhe të kërkonte ndihmë, ku pas këtij reagimi i pandehuri kishte lëshuar banesën e të dëmtuarës. Sipas deklaratave të palës së dëmtuar, merret vesh se i pandehuri ka qenë shokëmikë i familjes së të dëmtuarës.
Ndërsa, nga gjitha këto prova të paraqitura nga organi i akuzës, gjykata nxori bindjen se ka elemente të veprës penale të dhunimit, ku provat ofrojnë një besueshmëri se i pandehuri ka kryer veprën penale si më lart.