24 Janar 2025

Të dënuarit për vrasje i ashpërsohet dënimi

Prishtinë, 20 maj - Gjykata e Apelit e Kosovës,  të akuzuarit E.K. ia ka ashpërsuar dënimin me burgim unik prej shtatë në dhjetë vjet e gjysmë.

Ai ishte shpallur fajtor  nga Gjykata Themelore në Gjakovë, më 26.02.2015, për veprat penale: vrasje nga neni 178  dhe armëmbajtje pa leje nga neni 374 i Kodit Penal të Kosovës.

E.K. nga Llashkadrenovci i Malishevës ishte gjetur fajtor për shkak se më 14. 07. 2013, rreth orës 21 e 40 minuta, në fshatin Gurbardh të Malishevës, kishte privuar nga jeta tashmë të ndjerin A.B.

Ngjarja kishte ndodhur në oborrin e shtëpisë dhe në prani të fëmijëve të këtij te fundit.

Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, gjeti se  rrethanat  të cilat i ka konstatuar dhe vlerësuar gjykata e shkallës së parë, nuk janë të atilla që të ndikojnë që të akuzuarit t’i shqiptohet një dënim i tillë, kur kihet parasysh intensiteti i  rrezikimit, apo dëmtimit të vlerës së mbrojtur, mënyra dhe rrethanat e kryerjes së  kësaj vepre, si dhe pesha e veprës penale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)