Të dënuarit e Speciales nuk do të vuajnë burgun në Holandë
Në Holandë nuk do ta vuajnë dënimin, nëse shpallen fajtorë.
Mbështetur në draftin e marrëveshjes së dakorduar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Holandës, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe Koha Ditore, dënimi me burg do të kryhet në një prej shteteve të përcaktuara prej Institucionit Gjyqësor të Specializuar të Rilokuar të Kosovës (IGjSRK), term referencë për selinë e Gjykatës Speciale jashtë Kosovës.
Dënimi me burgim nuk do të kryhet në shtetin nikoqir, thuhet në Draftmarrëveshjen që shtet nikoqir e përcakton Holandën.
/Koha Ditore/