13 Janar 2025

Të burgosurit shantazhojnë Shërbimin Korrektues me vetëvrasje

Prishtinë, 19 nëntor - Disa raste të vetëvrasjeve të të burgosurve në Burgun e Dubravës janë bërë motiv për të burgosurit aktualë që të shantazhojnë institucionet e drejtësisë.

Të burgosurit qoftë të dënuar apo në paraburgim po i kushtëzojnë këto institucione me plotësimin e kërkesave të tyre ose ndryshe do të kryejnë vetëvrasje.

Rasti i fundit kur ky institucion është shantazhuar në këtë formë ishte javën e kaluar.

Një i burgosur, i dënuar (emri i të cilit është i njohur për gazetën), ka kërkuar nga Burgu i Dubravës që ta transferojë në një qendër të paraburgimit, ndonëse ai është duke vuajtur dënimin aty qe disa vjet.

Ai ishte kërcënuar me vetëvrasje nëse kërkesa e tij nuk do të realizohej.

Vetëm sivjet kanë ndodhur të paktën gjashtë vetëvrasje të të dënuarve dhe të të paraburgosurve në burgjet e Kosovës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)