17 Maj 2024

Të akuzuarit e EULEX-it do të gjykohen në Kosovë

Prishtinë, 15 nëntor - Pavarësish se hetimi i akuzave për korrupsion në EULEX i është besuar një prokurori ndërkombëtar, Prokuroria e Shtetit thotë se hetimet janë kompetencë e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës. Nëse do të ketë aktakuzë, të dyshuarit pritet të dalin para drejtësisë në Kosovë.

Prokurori Armend Hamiti, së bashku me një prokuror të EULEX-it, janë ngarkuar për të hetuar të gjitha akuzat për korrupsion, ku besohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë të EULEX-it, siç është kryeprokurorja Jaroslava Novotna dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit.

Pavarësish se hetimi i akuzave për korrupsion në EULEX i është besuar një prokurori ndërkombëtar, Prokuroria e Shtetit thotë se hetimet janë kompetencë e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës. Nëse do të ketë aktakuzë, të dyshuarit pritet të dalin para drejtësisë në Kosovë.

Hetimet kanë nisur pas zbulimit që ka bërë “Koha Ditore” të disa aferave korruptuese me bazë të fortë dyshimi.

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Florit, kanë rënë në përgjim të Task Forcës kundër korrupsionit, duke komunikuar dhe takuar sekserë të ndryshëm.

Ata besohet se janë përfshirë në afera për mbylljen e rastit penal kundër Fatmir Limajt, Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”.

Përfshirja e tyre në veprime të rënda joligjore konfirmohet në përgjime telefonike të hetimeve dhe në biseda të zyrtarëve të EULEX-it.

Gishtin kundër tyre shoqëruar me materiale konkrete e ka drejtuar prokurorja e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Maria Bamieh.

 /Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)