16 Maj 2024

Tatham: Rezoluta 1244 nuk e ndalon krijimin e ushtrisë së Kosovës

Nju Jork, 28 maj - Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Michael Tatham tha në seancën e posaçme në Këshillin e Sigurimit, në New York, se Kosovën tashmë e ka njohur më shumë se gjysma e vendeve të OKB-së dhe se është koha që ta njohin edhe të tjerat.


“Mbretëria e Bashkuar e përshëndet përparimin e Kosovës si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, thuhet veç të tjerash në deklaratën e ambasadorit.

“Ne e përshëndesim faktin që tashmë Kosovën e kanë njohur më shumë se gjysma e vendeve të OKB-së dhe u japim zemër që ta bëjnë këtë edhe ato vende që nuk e kanë njohur”.

Ambasadori Tatham vuri në dukje se përpara shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, u kryen dy hapa të rëndësishëm në drejtim të përforcimit të marrëdhënies së Kosovës me Bashkimin Europian. Ai përshëndeti ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave për zgjatjen e mandatit të EULEX-it për dy vjet dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Associjim (SAA) me BE-në.


Ai përshëndeti edhe vendimin për pranimin e Gjykatës së Posaçme si një shembiull e gatishmërisë së Kosovës për t’u përballur me çështjet më të vështira të pushtetit të ligjit.

Ambasadori britanik hodhi poshtë protestat serbe për krijimin e ushtrisë së Kosovës, si diçka që është në kundërshtim me rezolutën 1244.

“As Forca e Sigurisë së Kosovës dhe as Forcat e Armatosura të Kosovës nuk përmenden apo ndalohen në Rezolutën 1244”, tha ai. “Rezoluta 1244 përmend në mënyrë specifike ‘grupe të armatosura shqiptare të Kosovës’. Mirëpo, KSF nuk është një prej tyre sepse ka natyrë shumetnike”.

Në fund, ambasadori këshilloi që këto seanca në Këshillin e Sigurimit të rrallohen. “Duke pasur parasysh sfondin e përgjithshëm pozitiv të situatës, sipas pikëpamjes sonë, ky do të ishte hapi i duhur”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)