26 Dhjetor 2024

Task-Forca për kërkim-shpëtim u nis për në Slloveni

Prishtinë, 18 tetor - Nga Agjencioni për Menaxhim Emergjent, u nis konvoji i Task-Forcës për Kërkim-Shpëtim Urban për në Slloveni, ku do të mbajnë ushtrimin fushor me vendet kandidate dhe potenciale kandidate për bashkëpunim të Mekanizmit të BE-së të Mbrojtjes Civile.

Në ceremoninë e nisjes morën pjesë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, Kryeshefi i Agjencionit për Menaxhim Emergjent, Fadil Kodra, zyrtarë të lartë të MPB-së, si dhe pjesëtarët e tjerë të AME-së.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se udhëtimi i Task-Forcës për Kërkim-Shpëtim Urban është një simbolikë e mirë për prezantimin e punës së tyre jashtë vendit.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe të Kryeministrit Hashim Thaçi, shpreh admirimin për punën tuaj që bëni çdo ditë, që është një simbolikë e mirë për të prezantuar punën tonë jashtë vendit. Po shkoni të përfaqësoni një vend, një shtet, një komb, i cili ka nevojë gjithsesi për të qenë konkurrent me vendet tjera”, tha zëvendëskryeministri Kuçi

Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme  Ismet Ibishi,  tha se ky bashkëpunim i Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë është një prej bashkëpunimeve të suksesshme i cili do të ndikojë në ngritjen e gatishmërisë të njësive tona të reagimit emergjent brenda dhe jashtë vendit.

“Pas këtij trajnimi teorik dhe praktik, Republika e Kosovës do të ketë një ekip edhe më të përgatitur profesionalisht në menaxhimin e emergjencave të ndryshme”, tha zëvendësministri Ibishi.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit për  Menaxhim Emergjent, Fadil Kodra, uroi ekipin për pjesëmarrje në ushtrimin fushor që do të mbahet në Slloveni, pas një serie aktivitetesh përgatitore dhe tha se ka besimin se ky ekip do ta përfaqësojë  denjësisht vendin, duke e zbatuar misionin e tij në përpikëri.

Ushtrimi i Task-Forcës për Kërkim-Shpëtim Urban është i organizuar në kuadër të programit të IPA-së, i Bashkimit Evropian dhe në këtë ushtrim do të marrin pjesë 25 pjesëtarë nga Republika e  Kosovës me teknikë dhe pajisjet e tjera përcjellëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)