15 Janar 2025

Task Forca heton 69 persona për korrupsion në EULEX

Prishtinë, 5 maj - Një prokuror i EULEX-it ka provuar që t’u hyjë në e-maile zyrtare dy prokurorëve që po hetojnë dyshimet për korrupsion në EULEX.

Prokurori special, Kent Mortimore, që ka trashëguar rastin e policëve të akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”, ka provuar që të zbulojë dosjet dhe përmbajtjen e komunikimeve elektronike të prokurorëve Heikki Wendorf dhe Armend Hamiti, që drejtojnë Task Forcën e Pavarur për hetimin për korrupsion, shkruan sot \"Koha Ditore\".

Këtë e ka bërë me arsyetimin se këta prokurorë kishin përdorur numrin e njëjtë të rastit të shpërthimit në bulevardin “Bill Clinton” dhe se kishin marrë informacione nga ish-prokurorja Maria Bamieh.

Kërkesë për qasje ka kërkuar edhe në e-mailin zyrtar të ish-prokurores Bamieh, [email protected], por kjo nuk i është lejuar nga zyrtarët e lartë të misionit.

“Koha Ditore” ka siguruar një dosje zyrtare të EULEX-it që e dëshmon këtë. Në këtë dosje përfshihen pretendimet e këtij prokurori se paraardhësja e tij kishte fshehur dokumente me rëndësi.

Gazeta ka siguruar edhe dëshminë e Florim Hasanit, që pretendon se ia kishte dhënë 250 mijë euro avokatit Mahmut Halimi për llogari të ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, dhe dëshmi të tjera të dëshmitarëve kyç.

/Koha Ditore
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)