23 Dhjetor 2024

“Targat”, pezullohet komandanti i Policisë në Zveçan

Prishtinë, 19 janar - Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka pezulluar nga detyra komandantin e Policisë në Zveçan, Nenad Gjuriç, për shkelje të rëndë të urdhrit.

Gjuriç mësohet se i ka nisur një letër kërcënuese Maliqit, ku i shkruante se nuk ia njeh autoritetin dhe se nuk ka ndërmend të zbatojë urdhrin e tij për bllokimin e targave të lëshuara nga Beogradi.

“Nuk do të ndërmarr asnjë hap që dëmton jetën e qytetarëve serbë të Kosovës dhe Metohisë”, shkruan mes të tjerash Gjuriç në letrën e tij drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Indeksonline” raporton se Maliqi ka vendosur ta pezullojë menjëherë nga puna komandantin serb pas marrjes së kësaj letre. Vendimi i marrë nga drejtori i përgjithshëm konfirmohet edhe nga zyra e shtypit të Policisë së Kosovës.

 “Atij i është vazhduar suspendimi deri në përfundimin e hetimeve dhe çdo gjë varet nga rekomandimet e njësitit të hetimeve të brendshme”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)