14 Maj 2024

Takohet Këshilli Ekzekutiv i ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi

Prishtinë, 16 mars - Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, përmes Programit Ndërkombëtar për Trajnime në Ndihmë për Hetime Penale (ICITAP), pjesa e programit për Siguri ne Bashkësi, ka mbajtur takimin e 26-të të Këshillit Ekzekutiv të EVSB-ve në nivelin kombëtar, në Komunën e Shtimes.
 
Në këtë takim morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, kryetari i Komunës së Shtimes,  Naim Ismajli, zëvendësshefi i ICITAP, Cameron Fisher, udhëheqja e pjesës së programit për Siguri në Bashkësi, Drita Perezic, zyrtarë të OSBE-së, UNDP-së, KOSSAC-ut etj.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të shtojë angazhimin për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në Bashkësi, si dhe ecurinë në implementimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri në Bashkësi.

“Angazhimi i ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi është e rëndësishme në arritjen e objektivave të parapara në këtë strategji”, theksoi Zeka.

Ndërsa, udhëheqja e pjesës së programit Siguri në Bashkësi (ICITAP), Drita Perezic, bëri të ditur   ecurinë e punës së EVSB-ve në të gjitha komunat, sfidat dhe sukseset e këtij programi, me theks të veçantë në procesin e tranzicionit të këtyre forumeve nga ICITAP-i, te Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe përgatitjet e programit të ICITAP për themelimin e një Zyre Koordinuese për të gjitha forumet e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Këshilli Ekzekutiv i Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, përbëhet nga 32 komuna të Kosovës dhe paraqet një forum të rëndësishëm kombëtar, ndër-komunal për komunikim, bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve në fushën e Sigurisë në Bashkësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)