15 Maj 2024

Tahiri: Edhe Serbia është pajtuar për heqjen e barrikadës

Prishtinë, 27 qershor - Qeveria e Kosovës ka intensifikuar veprimet dhe kontaktet me Brukselin në mënyrë që barrikada e rivendosur me lumin Ibër në Mitrovicë të hiqet sa më shpejt.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri e cila ka deklaruar se Serbia ka pranuar që ta heq barrikadën në urën e Ibrit.

“Në bazë të informacionit zyrtarë që kamë pas nga Bashkimi Evropian, Serbia është pajtuar që ta heq barrikadën”, tha Tahiri, duke shtuar se barrikada do të hiqet shumë shpejt.

“Barrikada do të hiqet shpejt, sepse këto barrikada tregojnë se Seria ka shkelë marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen për lëvizje të lirë. BE e njeh si shkelje të marrëveshjes. Ka rezultate dhe shumë shpejt do të hiqet”, tha zv/kryeministrja Tahiri për RTK.

Më tej, Tahiri ka thënë se nuk është problem Goran Rakic, por mentaliteti i Serbisë, që sipas saj është mentalitet i të shkuarës.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)