17 Janar 2025

Tahiri: BE duhet të merret me Serbinë, pas tentim-sulmit në veri

Prishtinë, 29 dhjetor - Edita Tahiri, ministrja për Dialog ka thënë Bashkimi Evropian duhet të merret seriozisht me Serbinë pas tentim-sulmi me bombë afër zyrave të reja të Qeverisë së Kosovës në Veri.

“Tentim-sulmi, ka ndodh pikërisht në afërsi të objektit të Qeverisë që e kemi inauguruar sot”.

“Sot aty kanë filluar punën mbi 20 ministri dhe agjencione. “Ky sulm tregon se Serbia po i kundërvihet marrëveshjeve me bomba e mure”.

Këto komente Tahiri i ka bërë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, pasi është bërë e ditur se afër zyrave të Qeverisë që janë inauguruar sot është gjetur një bombë.

“Serbia me këto akte po tregon se nuk i zbatojnë marrëveshjet”.

“Bashkimi Evropian si garantuese e marrëveshjeve duhet të merret seriozisht me Serbinë, sepse ky sulm është kundër krejt këtij procesi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)