Tahir Dalipit i konfirmohet dënimi prej 14 vitesh burgim
Prishtinë, 24 tetor - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës se Apelit të Kosovës, i ka konfirmuar dënimin prej 14 vitesh burgim të akuzuarit Tahir Dalipi, i shpallur fajtor sipas nenit 146 të KPK-së, për vrasjen e Liridon Dushicës.
Gjykata e Apelit ka vendosur ta aprovoj në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, shpallur më 18.06.2013, duke refuzuar kështu ankesën e Prokurorisë Themelore për ashpërsim të dënimit.
Gjykata e Apelit e ka konstatuar si të pa bazuar ankesën e prokurorisë pasi që nuk ka gjetur asnjë rrethanë renduese e cila do të ndikonte që dënimi ndaj të pandehurit të jetë më i ashpër.