27 Dhjetor 2024

Tadiç emëron në krye të Ushtrisë gjeneralin qe luftoi në Kosovë

Beograd, 13 dhjetor - Gjeneral nënkoloneli Lubisha Dikoviq, ish-komandant i Brigadës 37 të motorizuar të Ushtrisë jugosllave, e cila gjatë vitit 1999 kishte vepruar në Drenicë, është emëruar të hënën shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe.

Agjencia e lajmeve FoNet bën me dije se në këtë post Dikovic është emëruar nga presidenti serb, Boris Tadic, transmeton indeksonline.

“Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, e ka emëruar sot Lubisha Dikovicin shef të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”, shkruan kjo agjenci. Dikovic për luftën e zhvilluar në Kosovë, ku u vranë mbi 10 mijë shqiptarë dhe u zhdukën shumë të tjerë, ishte shpërblyer edhe nga ish-presidenti Slobodan Miloshevic.

Ai së bashku me katër komandantë të tjerë që luftuan në Kosovë ishin dekoruar me “Urdhrin e lirisë”, “Urdhrin e heroit kombëtar”, ‘Urdhrin e flamurit jugosllav” dhe “Urdhrin e flamurit të luftës të shkallës së parë”.

Emërimi i tij në këtë post, sipas kryetarit të KMDLNJ-së, Behxhet Shala, është një dëshmi se shteti serb vazhdon “t’i shpërblejë kriminelët, të cilët vranë e masakruan në Kosovë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)