04 Maj 2024

Sylejman Hasani dënohet me 13 vite burgim për vrasje

Prishtinë, 30 gusht - Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli Sylejman Hasanin fajtor për veprën penale të vrasjes dhe e dënoi me 13 vite burgim.

Hasani akuzohej për vrasjen e Besir Sheremetit në gusht 1997 në Mitrovicë. Më pas, në vitin 1998, ai ishte gjykuar në mungesë nga ajo që atëherë njihej si Gjykata e Qarkut e Mitrovicës së Kosovës. Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për mbrojtje të ligjshmërisë, Gjykata Supreme urdhëroi që lënda të rigjykohet.

Gjatë rigjykimit, i pandehuri e pranoi fajin, ndërsa trupi gjykues e pranoi deklarimin e tij për fajësinë. Trupi gjykues vlerësoi se fajësia e pranuar nga Hasani ishte vërtetuar me anë të dëshmive të dokumentuara dhe të deklaratave të dëshmitarëve.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i qarkut i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)